Një person është arrestuar sot në degën e Doganës së Kakavijës.
Shtetasi Topi u ndalua nga Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me policinë e kësaj dogane, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë.
Personit të ndaluar i është gjetur një sasi prej 7600 fije cigaresh. Malli kontrabandë ishte fshehur ne pjesë të ndryshme të mjetit tip “Benz” me targe AA770LS.