Ishte në kërkim për grabitje banke kapet me 2.5 kg drogë 33-vjeçari

Kronikë e zezë

Ishte në kërkim për grabitje banke kapet me 2.5 kg drogë 33-vjeçari

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 14:14
Ilustrim

Policia ka arrestuar mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës një person për trafikim të lëndëve narkotike.

Elton Lika 33 vjeç është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”me targa TR 8348 R, i janë gjetur 7 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 2.5 kg. Gjithashtu gjatë verifikimit të të dhënave në sistem ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ishte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit, kryer në bashkëpunim”. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat