Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 15 vjeçari

Kronikë e zezë

Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 15 vjeçari

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 11:27
Ilustrim

Ditën e djeshme rreth orës 14:00, në lagjen Nr.14, Shkozet, tek firma e këpucëve duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K.L. 15 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.

Ndërkohë, B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, punonjës pranë kësaj firme ka shkuar  për të ndihmuar shtetasin K.L. në tentative për t’i shpëtuar jetën, por janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.

Për pasojë 15 vjeçari K.L. ka ndërruar jetë ndërsa B.D. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat