Reaksioni i ardhur nga vaksina për sëmundjen Dermatoza Nodulare,në Bashkine Klos, ka shkaktuar ngordhjen e rreth 100 gjedhëve.
Veterineri pranë bashkise Klos, Sali Lleshi shpjegon se përse ka ndodhur një gjë e tillë.
Sali Lleshi: Nuk ka qenë vatër sëmundjes, por si vaksinë virale kjo jep reaksionin
Përfaqësues të njësive vendore në këtë zonë kërkojnë dëmshpërblim për banorët pasi në këtë zonë bagëtitë janë e vetmja mundësi jetese.
“Jemi në situatë emergjente pasi këto banorë jetojnë vetëm me gjënë e gjallë” thotë një zyrtar i bashkisë.
Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së gjedhit ministria e bujqësisë ka ndërmarë vaksinimin e bagëtive në rang vendi ndëra ka mbyllur edhe tregjet e mishit.