Plagosen dy fëmijë në aksident në Dibër

Kronikë e zezë

Plagosen dy fëmijë në aksident në Dibër

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:25
Aksident-Ilustrim

Në aksin rrugor Dohoshisht  – Luzni, në një dyshezë kanë qenë duke lëvizur në një biçikletë dy shtatas të mitur konkretisht shtetasi B.D, dhe M.D 12 vjeç.

Ndërsa një mjet tip “Renault”, me targa AA 035 FP me drejtues shtetasin F.K, ka qenë duke u ngjitur në malore.

Dy  të miturit nuk  kanë arritur të mbajnë ekuilibrin dhe të frenojnë biçikletën dhe për pasojë janë përplasur me mjetin “Renault” që ishte në ngjitje.

Drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangë përplasjen duke dalë në anë të rrugës pasi rruga ishte me bordurë anash dhe skishte mundësi të shangej më tepër. Të dy fëmijët janë përplasur me kofanon  dhe xhamin e parë të mjetit.

Drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë  dhe u ka dhënë ndihmën e parë  duke i dërguar  menjëherë në spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjeksore,  si dhe ka njoftuar Policinë për aksidentin e ndodhur.

M.D është transportuar për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa shtetasi tjetër i mitur B.D ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e  Peshkopisë.

Drejtuesi i mjetit  është shoqëruar polici për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat