Të shtëna në dasmë, konfiskohet një pushkë automatike

Kronikë e zezë

Të shtëna në dasmë, konfiskohet një pushkë automatike

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 13:55
Ilustrim

Sërish janë dëgjuar të shtëna gjatë një ahengu familjar, ku policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë automatike AK-47.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në Vushtrri, ka njoftuar policia.

 “Me datën 25 gusht 2016, rreth orës 18:00, derisa njësia patrulluese ishte duke patrulluar në fshatin Mihaliq në Vushtrri, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku policia menjëherë është nisur në drejtim të të shtënave. Policia ka arritur të identifikoj dhe lokalizoj vendin e ngjarjes, përkatësisht zonën ku ishin dëgjuar të shtënat, dhe njëkohësisht kanë kuptuar se në lokacionin në fjalë kishte aheng familjar, dhe nga pronari i shtëpisë është konfirmuar se ka pasur të shtëna. Në këtë lokacion është konfiskuar një pushkë automatike AK-47 dhe një karikator në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 Me këtë rast, është intervistuar i dyshuari F.G., 56 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.  

 Rasti po hetohet për vepër penale  ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat