14 vjeçari i vjedh dajës makinën dhe portofolin, ajo çfarë ndodh më pas do iu habisë

Kronikë e zezë

14 vjeçari i vjedh dajës makinën dhe portofolin, ajo çfarë ndodh më pas do iu habisë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:06
Ilustrim

Policia e Lushnjes ka zbardhur një vjedhje spektakolare ku protagonist ka qenë një 14 vjeçar.

Një i mitur nga fshati Toshkëz i Lushnjes, vetëm 14 vjeç, “ka vjedhur mjetin tip Volsëagen me targa Italiane BT 400 ZD, portofolin me 600.000 lekë, 250 euro dhe disa dokumente personale, dajës së tij, shtetasit D.M, 43 vjeç”

Ngjarja ka ndodhur me 20 gusht në shtëpinë e 43 vjeçarit në Xibrakë të Lushnjes. Pas vjedhjes së dajës së tij, 14-vjeçari ka shkuar në Kavajë. Por aty i mituri ka rënë vetë pre e vjedhjes nga një tjetër i ri, raportet e të cilëve nuk dihen.

“Roland Fejzo, 19 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Kavajë i ka vjedhur shtetasit Xh.M, portofolin me vlera monetare dhe disa dokumenta personale të shtetasit D.M, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informon policia. Policia ka bërë arrestimin e dy të rinjve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat