Sarandë, asgjësohen 3452 rrënjë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Sarandë, asgjësohen 3452 rrënjë kanabis sativa

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:36
Ilustrim

Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 3452 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella midis fshatrave Bistricë-Muzinë pranë vendit të quajtur "Kostanja", të cilat ishin të kultivuara në një sipërfaqe të gjerë toke pa pronar.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat