Vdekje e dyshimtë e një të burgosure në QKUK

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë e një të burgosure në QKUK

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 20:54
Ilustrim

Një e burgosur e Qendrës Korrektuese në Lipjan ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën.

Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 14 për rastin.

Vdekja e të burgosurës tash për tash cilësohet 'e dyshimtë', ka thënë zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

Mjekësia ligjore është angazhuar menjëherë për zbardhjen e rastit, ka thënë Ahmeti.

Identiteti i të vdekurës nuk është bërë i ditur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat