Mbytet një pushues te Gjiri i Lalzit

Kronikë e zezë

Mbytet një pushues te Gjiri i Lalzit

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 12:09
Gjiri i Lalzit

Dita e kaluar në Gjirin e Lalzit, i ka kushtuar jetën një personi i cili ditën e nxehtë, kishte vendosur të mos e kalonte në Tiranë, vend ku dhe jetonte.

Gjatë pasdites së djeshme është mbytur në det duke u larë, F. P., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ku viktima teksa po lahej në det dyshohet të ketë pësuar ndonjë goditje në zermër.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit e tjerë, 42- vjeçari ka gjetur vdekjen. Kjo ngjarje po hetohet ende nga policia, ndërsa për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat