Mat, 7 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Kronikë e zezë

Mat, 7 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 17:08
Aksidenti në Mat

Shtatë persona janë plagosur pasditen e sotme në Mat, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Policia lokale sqaroi se një furgon pasagjerësh është përplasur me një makinë, në aksin Lis - Burrel. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Lis.

Mësohet se shtatë personat janë dërguar në spital dhe se një prej tyre është në gjendje kritike për jetën. Identiteti i të plagosurve nuk bëhet me dije, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat