Kanosje me armë në Pejë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Kanosje me armë në Pejë, një i arrestuar

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë, gjatë ditës së djeshme, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull shqiptar.

Në njoftim të Policisë thuhet se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur  dhe konfiskuar një thikë dhe një revole e tipit CZ me 3 copë fishekë të kalibrit 7.65mm. 

“Me vendim të prokurorit i dyshuari  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat