Tragjike: Djali e kërkon në plazh, 40-vjeçari shqiptar ishte mbytur në det

Kronikë e zezë

Tragjike: Djali e kërkon në plazh, 40-vjeçari shqiptar ishte mbytur në det

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 13:33
Ilustrim

Ka qenë një fundjavë tragjike për Altin Xhihanin, 40-vjeçarin shqiptar i cili jetonte në Motta di Livenza. Ai kishte shkuar me djalin dhe miqtë e tij në plazh për tu freskuar nga i nxehti i verës, por kur ai u fut për tu larë nuk ka dalë më nga deti.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ka qenë djali i 40-vjeçarit i cili ka lëshuar alarmin në plazhin e Caorle, pasi i ati ishte futur në det dhe nuk ishte kthyer më.

Grupet e shpëtimit kanë filluar menjëherë kërkimet dhe për më shumë se një orë nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Ka qenë një mjet lundrues i cili kishte gjetur trupin e pajetë të shqiptarit, rreth 50 metra nga bregu.

Autopsia nuk ka treguar shenja dhune dhe dyshohet se shqiptari është mbytur pasi nuk dinte not.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat