Mosmarrëveshjet për pagesën e punës, shqiptari qëllon italianin me thikë

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshjet për pagesën e punës, shqiptari qëllon italianin me thikë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 00:22
Policia italiane

Një sipërmarrës shqiptar plagos me thikë një qytetar italian, ku ky i fundit e kishte punësuar që firma e tij t’i kryente disa riparime në shtëpi.

Enver Kasa, 48-vjeç, pas grindjeve në rrugë, ka qëlluar me thikë në fyt 32-vjeçarin italian në Coazze.

“Mungojnë 12 mijë euro”, i ka thënë Kasa italianit, i cili më pas e ka qëlluar me thikë në fyt.

Policia italiane ka ndërhyrë në kohë duke shmangur ndoshta edhe humbje jete.

Shqiptari kërkonte 70 mijë euro për punën e kryer, por italiani i kishte dorëzuar 12 mijë euro më pak se kjo shumë, raporton “La Repubblica”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat