Ja kush janë 2 viktimat dhe i plagosuri nga atentati në Vlorë

Kronikë e zezë

Ja kush janë 2 viktimat dhe i plagosuri nga atentati në Vlorë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 23:46
Foto nga vendi ngjarjes

Janë bërë të ditur edhe identitetet e tre personave të sulmuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ilir Deromema (45 vjeç), pronar i një pike llotoje dhe Dhimitër Cani (60 vjeç), janë dy personat që kanë humbur jetën ndërsa Krenar Runaj (53 vjeç) është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë dy plumba në trup.

Ngjarja ka ndodhur sonte në njëlokal që shërben si pikë basteshsportive te “Rruga e Spitalit” në Vlorë, kur një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit dhe lënë të vdekur dy eprsona dhe një tjetër e ka plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat