Arrestohet një baba i dhunshëm në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohet një baba i dhunshëm në Pejë

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 21:46
Dhuna

Një baba i dhunshëm është arrestuar dje në Pejë nga Policia e Kosovës. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se I dyshuari ka sulmuar fizikisht vajzën dhe djalin e tij të mitur, transmeton KosovaPress.

Sipas Policisë, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar  tretman mjekësor.

Fëmijët së bashku me nënën e tyre janë dërguar në strehimore në përkujdesje të Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat