Zvicra me shqiptarë para sprovës së madhe

Futboll

Zvicra me shqiptarë para sprovës së madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2016 Në ora: 19:35
Xherdan Shaqiri

Kombëtarja e Zvicrës është para një sprove të vështirë, kundër Polonisë, e cila luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin ‘Stade Geoffroy Guichard” në  St.Etienne.  Zvicra është mobilizuar për fitore dhe për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ndërsa Polonia ka një ekip të papërshtatshme.  Zvicra në tri takimet e para në grupin A ka qenë e pamposhtur, e cila në hapje kishte mundur me rezultat 1:0 Shqipërinë, pastaj barazoi me 1:1 me Rumaninë dhe 0:0 me Francën. Veçori është te kombëtarja polake e cila në tri takime nuk ka pësuar gol ose plot 270 minuta. Polakët në start e mposhtën me 1:0 Irlandën Veriore, pastaj u ndanë baras 0:0 me Gjermaninë dhe së fundi triumfuan me 2:0 kundër Ukrainës, duke përfunduar në vend të dytë me 7 pikë në grupin C.  Në petkun e Zvicrës paraqiten gjashtë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Shani Tarashaj, me përjashtim të Tarashajt, deri më tash të gjithë ishin titullar dhe treguan lojëra të mira.  Zvicra me Shaqirin do të orvatet që nga minuta e parë të shënojë, ndërsa mbrojtja zvicerane do të mundohet ta bllokojë sulmuesin më të rrezikshëm polak, Robert Lewandowskin. Në orën 18.00 do të takohen Uellsi dhe  Irlanda Veriore, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Parc des Princes’ në Paris. Pa dyshim ky është një derbi britanik, por Uellsi që ka në petkun e tyre Gareth Balen kërkojnë fitore dhe të jenë në mesin e tetë ekipeve më të mira, që do të ishte historike, po ashtu edhe Irlanda Veriore premton lojë të fortë e befasi. Kjo ndeshje pritet të jetë me rivalitet të madh ani se Uellsi në një formë hiqej si favoritë. Ndërkaq, në orën 21.00 do të zhvillohet ndeshja në mes Kroacisë dhe Portugalisë. Kjo do të jetë një përballje shumë interesante, pasi që në radhët e Kroacisë paraqitet Ivan Perishiç, Luka Modriç, Ivan Rakitiç etj. ndërsa te Portugalia Cristiano Ronaldo, Nani, Pepe etj. Një sfidë që shumë vështirë është të parashikohet se cili do të dalë triumfues. Ballafaqimi mes tyre do të zhvillohet në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis” në Lens. Duhet theksuar se Portugalia në tri takimet e para nuk ka fitore, por të gjitha barazime, 1:1 me Islandën, 0:0 me Çekinë dhe 3:3 me Hungarinë, në kuadër të grupit F, kurse Kroacia kishte mundur me 1:0 Turqinë, barazoi 2:2 me Çekinë dhe në fund mundi me 2:1 Spanjën, të vlefshme për grupin D.

Ndeshjet e 1/8 së finales, sot

Zvicra-Polonia       (15.00)

Uellsi-Irlanda Veriore  (18.00)

Kroacia-Portugalia       (21.00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat