Cili nga shqiptarët e Zvicrës ka më së shumti minuta deri me tani?

Futboll

Cili nga shqiptarët e Zvicrës ka më së shumti minuta deri me tani?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2016 Në ora: 15:14
Valon Behrami dhe Granit Xhaka

Pesë shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili, u paraqitën titullarë kundër Francës. Të gjithë treguan paraqitje të mirë sidomos Xhaka që ishte lojtar i ndeshjes. Zvicra dhe Franca u ndanë baras (0:0) dhe të dyja marshuan në të tetën e finales së Euro 2016 në futboll. Cili nga shqiptarët ka më së shumti minuta deri me tani? Në tri ndeshjet e para, Xhaka dhe Behrami, kanë pasur minuta të plotë ose gjithsej 270 minuta. Pas këtyre janë Shaqiri me 258 minuta, i cili ka asistuar në golin e fitores kundër Shqipërisë. Ndërkaq, Xhemaili ka luajtur deri më tash 249 minuta, kurse Mehmedi 238 minuta, i cili ka realizuar gol ndaj Rumanisë dhe Shani Tarashaj luajti në minutën e fundi kundër rumunëve. Xhaka dhe Behrami, kanë nga një karton të verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat