Djegia e autobusit në Krujë, shkon në 4 numri i viktimave

Kronikë e zezë

Djegia e autobusit në Krujë, shkon në 4 numri i viktimave

Më: 19 qershor 2016 Në ora: 14:46
Djegia e autobusit në Krujë

Ka shkuar në 4 bilanci i viktimave të pelegrinëve ortodoksë, autobusi i të cilëve u dogj pak javë më parë në Krujë. 70-vjeçarja Lina Hajdini nuk ka mundur t’u shpëtoj djegieve të pësuara dhe ka ndërruar jetë në një klinikë në Athinë, ku po trajtohej prej javësh. Lajmin e ka konfirmuar Kisha Ortodokse në Vlorë, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Me hidhërim të madh, ju njoftojmë se edhe zj.Lina Hajdini, sekretar-llogaritare e kishës sonë e humbi betejën trejavore me plagët e marra nga zjarri i rënë në autobusin me të cilin udhëtonin të premten e 27 majit. Ajo ndërroi jetë sot në spital. Perëndia ta prehë me të drejtët dhe familjarëve të saj t’u lehtësojë dhimbjen. I përjetshëm kujtimi i saj”, thuhet në njoftimin e Kishës.

4 ditë më parë, po në Greqi ndërruan jetë: 69-vjecarja Sose Labaj dhe 57-vjecarja Viktore Moçka. Ndërsa Violeta Gjika nuk arriti të dilte e gjallë nga autobusi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në datën 27 maj në Krujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat