Buffon: Bonucci më i miri në botë

Futboll

Buffon: Bonucci më i miri në botë

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:43
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka thënë se Leonardo Bonucci është një nga mbrojtësit më të mirë në botë në pozitën e tij.

Bonucci është një nga lojtarët kryesorë të Juventusit dhe Italisë në vitet e fundit, bashkë me Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli.

Dhe Buffon beson se 29 vjeçari është një lojtar i rrallë, i kompletuar.

“Të gjithë i shohin kualitetet e tij. Ai është një lojtar defansiv në skuadër, jo thjeshtë mbrojtës, për shkak të aftësisë së tij për të dërguar topa të gjatë për sulmuesit”.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Ndaj mendoj se ai është lojtar komplet dhe më i miri në botë në pozitën e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat