15 qershori erdhi, nuk hapet ura e Ibrit

Mitrovica

15 qershori erdhi, nuk hapet ura e Ibrit

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 14:36
Ura e Ibrit

Revitalizimi i urës së Ibrit në Mitrovicë që ishte paraparë të përfundojë pikërisht në ditën e sotme më 15 qershor, tanimë ka dështuar.

Përveç rrethojave që u vendosën vitin e kaluar, asgjë më nuk u prek në këtë urë, ndërsa premtimet e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ishte shumë i zëshëm atë kohë, mbetën vetëm deklarata boshe.

Qytetarët thonë se tani pas gjithë atyre premtimeve, vërtetë nuk dinë se kur do të hapet kjo urë, por siç u shprehën ata, kjo nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë.

Nazmi Ismajli, përfaqësues i ‘Kroit të Vitakut’ i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë më shumë për hapjen e kësaj ure dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.


Ismajli: Apel bashkësisë ndërkombëtare që të hapë urën

“Këtu nuk ka filluar as renovimi i kësaj ure. Këtë çështje nuk po mundem me kuptu as vetà «, sepse gjithmonë është thënë se më 15 qershor do të lëshohet ura, por kjo nuk ndodhi. Nuk kam çka të shtojë më shumë përveç se t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që sa më parë ta bëjë hapjen e urës së Ibrit dhe të jetë lëvizja e lirë e qytetarëve… 15 qershori kaloi, nuk ka as shenja të fillimit të renovimit të urës, andaj nuk po them më as datë as vit as asgjë, por njëherë nuk shoh se mund të hapet kjo urë”, ka thënë Ismajli.

Emine Pllana, qytetare, ka fajësuar Bashkësinë Evropiane për problemin e urës.

Sipas saj, ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion më shumë mbi palën serbe, ndërsa thotë se ky problem nuk do të zgjidhet edhe për një kohë të gjatë.

Pllana: Bashkimi Evropian i ka fajet

“Problemi nuk ekziston tek politikanët tonë, problemi është ndërkombà «tar, Bashkësia Evropiane si faktor nëse nuk bënë presion në palën serbe, s’ka gjë, sepse ne jemi të gatshëm…Po edhe për një kohë nuk shoh zgjidhje, për një kohë të gjatë bile”, tha ajo.

Ndërkaq, Ilir Brahimi, banor i veriut të Mitrovicës, ka bërë të ditur se një gjë të tillë në lidhje me urën e kishte parashikuar, madje e kishte bërë publik atë kohë mendimin e tij.

Brahimi: E kam ditur që s’do të hapet ura

“Unë e kam postuar përmes Facebook-ut dhe ju kam treguar të gjithëve se ura nuk do të hapet më 15 qershor, por do të shndërrohet në bllokada të ndryshme, siç poe shihni këtë bllokadë…Sipas fjalëve të kryetarit kjo çështje është zgjidhur moti, ai si i ka fituar zgjedhjet ka thënë se pas dy-tre ditëve do të zgjidhet çështja e urës", theksoi Brahimi.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës, Blerina Kastrati, e kontaktuar nga Kp përmes telefonit, nuk ka dashur të flas pa marrë autorizim nga kryetari Bahtiri për një gjë të tillë në lidhje me këtë temë.

Ajo ka potencuar se kryetari Bahtiri nuk ka premtuar saktë se më 15 qershor do të përfundojnë punimet, por siç u shpreh ajo, kryetari ka thënë deri në fund të qershorit.

Kastrati nuk është përgjigjur nëse për këto 15 ditë mund të revitalizohet ura dhe të përfundojnë punimet të cilat do të mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa edhe pas disa orë pritje, ka qenë e pamundur të konfirmohet nëse ka marrë autorizimin nga kryetari për të dhënë deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat