Inxhja kumri në biznes

Opinione

Inxhja kumri në biznes

Nga: Haki Bunjaku Më: 13 qershor 2016 Në ora: 19:47
Haki Bunjaku

Tu i pa krejt hallkun që po fitojnë,u mora lakmi,inxhes e thash; hajt t`ja futi në pisnis(biznes demek),por une me libra.

Thash po fitoj dyfish edhe famë-si krijuese,edhe pare.Po ja kisha fut dallash dhe mbeta pa asnjanën,por qysh po i thoni,hina në defuçit,humbje dhe bile edhe fell.

Po çka të vyen libra sot,kur shitje nuk ka e lexues nuk ka bile librin lirisht leje stivë përjashtë se as hajnat kurrë nuk e prekin.

Po më shkon menja,për me i mlue borxhet,me u marrë pak me drogë.Me shti drogën fup e fup nëpër faqe të librave,se ato nuk i prek as shfleton kush.

Sat libra e ka lirinë dhe sigurinë më të madhe që nuk e trazon kush,edhe në udhë me mbet.

Ngoni kha:-Me pisnis(biznes) e me hajni me u marrë po u deshke me pas zanat.Une meta godare,borxh deri në fyt.

Shpija spo shitet,nanë nuk kam.

Pra due me shkue,më falni,në parti të Thaçit (Veselit) e me u marr me të dyja( drogë e pulatikë),se atje sguxo kush me të kontrollue.Bile edhe hajnija shkon flakë;si thonë vëllazërit e Demaçit „Leva ruka,desni djep.“

Fitimet gjithëfare:dikush me hajni,dikush me pulatikë,dikush me cullakhane e me prapanicë,dikush me vraasje misterioze e shumë me shpiunim,bile edhe këta në krye të venit.

Vetëm une po „fitoj“ me humbje.Po ta hangërt dreqi librin,eh çka më çoi atje??!! Që tash e mas as për letra të duhanit kaçak nuk kam me përdorë.

T`i kishna pasë eshnat më të nxehtë,po kështu smund po i nxehu as te guri i oxhakut;pata me ja mësy lokaleve të natës.

Fitimi me pare në dorë dhe kshyrë punë.

Kush po të vet sot,allahile?!!

Merami asht me met gjallë.

As në ATK nuk lajmërohna.

Inxhja kumri nuk u ba shkrimtare-poete,as pinismene,por,e shkreta mbeti në borxhe e në derte.

Epilogu herën tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat