Sulmi në SHBA, Mustafa ngushëllon Qeverinë amerikane

Lajme

Sulmi në SHBA, Mustafa ngushëllon Qeverinë amerikane

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 21:50
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime popullit dhe Qeverisë amerikane, pas sulmit vdekjeprurës në Florida, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Kryeministri Mustafa ka shprehur pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës pas këtij sulmi në SHBA.

“Populli i Kosovës bashkëndjenë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë Amerikane në këto momente të vështira”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Duke shprehur solidaritetin e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Mustafa thekson po ashtu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të prira nga SHBA-të, në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat