Sa gjoba shpërndau Policia në 24 orët e fundit?

Kronikë e zezë

Sa gjoba shpërndau Policia në 24 orët e fundit?

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 21:39
Policia e Kosovës

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit të ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1069 gjoba trafiku.

Në raportin e fundit policor, thuhet po ashtu se gjatë 24 orëve nuk ka pasur asnjë aksident fatal, derisa kanë qenë 21 aksidente trafiku me të lënduar. Po ashtu, në raport thuhet se kanë ndodhur edhe 38 aksidente të tjera që rezultojnë pa ndonjë të lënduar.

Ndërsa, të arrestuar sipas raportit 24-orësh, kanë qenë 22 persona, derisa në mbajtje janë dërguar 19 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat