Aktivitetet e verës që largojnë stresin

Life style

Aktivitetet e verës që largojnë stresin

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 19:43

Temperaturat e larta nganjëherë na bëjnë të mendojmë për sezonin e verës, se si do ta kalojmë atë. Por, ato që ju bëni gjatë pushimeve apo fundjavave në plazh nuk do të thotë se ju mbajnë larg stresit.

Në një shkrim të The Huffington Post, sugjerohen disa mënyra të efektshme, të cilat do ju ndihmojnë që të mbani larg stresin, gjatë ditëve të nxehta të verës dhe pushimeve.

Konsumoni çdo ditë shalqinj

Largoni çokollatat. Vera dhe ëmbëlsirat nuk shkojnë bashkë gjatë verës. Në ditët e nxehta është mirë të konsumoni frutat e stinës.

Bëni shëtitje në plazh

30 minuta ecje në ditë, ju bën mirë për gjithçka. Madje edhe për të reduktuar stresin.

Provoni të bëni joga

Gjatë verës mund t’i bashkoheni grupeve të cilët e aplikojnë jogën, ose nëse tashmë keni mësuar disa taktika, mund t’i provoni ato edhe individualisht. Ushtrimet e relaksit ju ndihmojnë gjithmonë të mbani stresin larg.

Eksploroni natyrën

Shëtitjet me varkë dhe eksplorimi i natyrës është një tjetër mënyrë për të reduktuar stresin.

Lexoni gjatë qëndrimit në rërë

Mbani gjithmonë një libër pranë teksa pushoni pranë detit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat