I dëmtohet dera e shtëpisë një serbi

Kronikë e zezë

I dëmtohet dera e shtëpisë një serbi

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 13:01
Policia e Kosovës

Një serb nga Istogu ka lajmëruar në polici se i është dëmtuar dera e shtëpisë.

Sipas Policisë ankuesi ka raportuar se dera hyrëse e shtëpisë së tij është e dëmtuar, e që dyshohet nga ndonjë mjet shpërthyes.

Njësiti për deminim i Policisë së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur të gjitha provat relevante.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar dhe njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat