Depresioni, ja si e kaloi prezantuesja britanike

Life style

Depresioni, ja si e kaloi prezantuesja britanike

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:17
Fern Britton

Prezantuesja britanike, Fern Britton, tregon se për dekada të tëra ka vuajtur nga depresioni dhe i është dashur të gjejë mënyrat më efektive për ta luftuar atë.

Për herë të parë, ajo ka qenë në gjendje depresive që në moshën 18-vjeçare, kur ishte prekur nga një sëmundje stomaku dhe humbi peshë në mënyrë drastike.

Prezantuesja Fern, 59 vjeçe, është shumë e dashur për publikun dhe shumë nga ndjekësit e saj e pëlqejnë për stilin e thjeshtë dhe pozitivitetin që përcjell në ekran.

Por, ajo që është e habitshme në historinë e Fernit është fakti se, edhe pse ka vuajtur kaq gjatë nga një sëmundje si depresioni, ajo kurrë nuk ka marrë medikamente për ta luftuar.

E vetmja shoqëruese e saj në ditët e vështira ka qenë biçikleta, me të cilën ka bërë shumë kilometra, pasi e ka ndihmuar për të hequr stresin.

Fern gjithashtu ka marrë pjesë në 14 gara me biçikletë të zhvilluara për bamirësi për njerëzit në nevojë. Fatmirësisht, prezantuesja i ka lënë pas vitet e vështira të depresionit, por ajo thotë se edhe nëse do t’i shfaqej sëmundja sërish, ndoshta këtë herë mund të merrte ilaçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat