Pranon vrasjen e kunatit, Kumaraku: Dritani më dhunonte sistematikisht motrën

Kronikë e zezë

Pranon vrasjen e kunatit, Kumaraku: Dritani më dhunonte sistematikisht motrën

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 12:55
Kumaraku

Shqiptari Laert Kumaraku, 30 vjeç, ka pranuar krimin dhe është arrestuar me akuzën e vrasjes së vullnetshme të kunatit Dritan Mali, 37 vjeç, i martuar me motrën e tij Jerina Kumaraku e babai i një djali 7-vjeçar.

Shqiptari Laert Kumaraku ka pranuar krimin, por jo fajin e tij.

“Reagova për të mbrojtur motrën time pasi Dritani po e rrihte”, ka deklaruar Laerti gjatë marrjes në pyetje nga prokurorja e çështjes Erica Battaglia.

“Nuk ishte hera e parë që e rrihte”, është shprehur ai.

Shenjat në trup të Jerina Kumarakut, e cila pas ngjarjes është kuruar në spitalin e afërt pranë qytezës së tyre të banimit, konfirmojnë një dhunë fizike të hershme në trupin e saj.

Jerina Kumaraku, bashkëshortja e viktimës që të gjithë e thërrasin Rina, pritet të merret shumë shpejt në pyetje nga policia italiane.

Por për momentin ajo është në gjendje jo të mirë psikologjike e fizike.

Dritan Mali ka ndërruar jetë pas një plage të vetme e të thellë thike në gjoks, poshtë zemrës.

Mbeten ende për t’u zbardhur dinamika e ërtetë e ngjarjes.

Policia italiane ka deklaruar se do të marrë në pyetje familjarët, miqtë e të afërmit e viktimës./ORA

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat