U përdhunua nga 30 burra, 16 vjeçarja rrëfen momentin e tmerrit

U përdhunua nga 30 burra, 16 vjeçarja rrëfen momentin e tmerrit

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 20:11
Vajza e dhunuar rrëfehet për një televizion brazilian

Një vajzë 16 vjeçare në Rio de Janeiro të Brazilit u dhunua seksualisht pak ditë më parë nga 30 burra, të cilët hodhën më pas pamjet e videos në Facebook. Vajza ka rrëfyer në një tv brazilian momentin e saj të tmerrit kur u zgjua dhe pa se si po dhunohej.

“Unë isha e droguar dhe shumë e dehur. Kishte shumë njerëz të armatosur. Kishte shumë djem të ri, të cilët qeshnin dhe flisnin”, tha ajo, teksa flet për përvojën e saj të hidhur.

Ajo tha se kur u zgjua kishte parë një burrë poshtë vetes, një tjetër sipër saj dhe dy të tjerë që e mbanin nga duart.

Imazhet e pa censuruara u hodhën në internet, çka rënduan edhe më të renë në vendin ku dhuna seksuale ndaj grave është e pranishme vazhdimisht dhe në një shkallë të lartë.

Reagimi fillestar i policisë ishte i vakët dhe vajza thotë se është kërcënuar me vdekje dhe ka pasur komente fyese duke e fajësuar atë gjithçka kishte ndodhur.

“Kjo nuk më ka lënduar vetëm mua, më është lënduar shpirti, sepse njerëzit po më gjykojnë duke më fajësuar mua për diçka që nuk ishte për fajin tim. Ata më grabitën jo vetëm gjithçka kisha me vete, por edhe trupin tim”, tha ajo.

Duke parë sensibilitetin e lartë, policia ka nisur hetimet dhe një grua ka marrë në dorë gjërat.

“Ajo ka nevojë për mbrojtje”, tha Cristina Bento, shefi e policisë për krime ndaj të miturve. “Ajo ka nevojë për kujdes. Një krim përdhunimi ka ndodhur. Por ajo që unë jam duke u përpjekur për të gjetur është përfshirja e njerëzve në këtë krim”, tha ajo.

Policia ka bastisur lagjet e varfra ku mendohet se ka ndodhur krimi i rëndë.

Në Brazil janë regjistruar vitin e shkuar plot 500 mijë sulme seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat