Kapet në Berat i kërkuari në Itali për trafik droge

Kronikë e zezë

Kapet në Berat i kërkuari në Itali për trafik droge

Më: 6 maj 2016 Në ora: 22:54

Policia e Beratit ka arrestuar sot një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh.

Burime zyrtare nga blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se u vu në pranga për t’u ekstraduar në Itali shtetasi Gentjan Cufe, i njohur ndryshe dhe si Arben Keli ose Robert Keli, 49 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 17 tetor 2008, gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg“ për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikeve”, parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rrezikon një dënim prej 20 vitesh burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat