“Na paguaj ose të nxorrëm fotot intime”, arrestohen tre shokët

Kronikë e zezë

“Na paguaj ose të nxorrëm fotot intime”, arrestohen tre shokët

Më: 6 maj 2016 Në ora: 17:47

Tre të rinj janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim kanë kërcënuar një vajzë përmes telefonit që t’u paguante një gjobë, pasi përndryshe do të publikonin disa pamje intime të saj.

Rasti në fjalë është denoncuar nga vetë vajzan në 25 mars të këtij viti.

“Seksioni për Hetimin e krimeve ndaj pronës ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, materialet proceduriale për veprën penale të ‘Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal, në dëm të shtetases E. P., pas kallëzimit të bërë prej saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni “Hacker” ndaloi shtetasin Sokol Kraja, 19 vjeç, për të cilin u vendos masa e sigurisë “Arrest me Burg”, si dhe shokët e tij, E.S., 18 vjeç dhe A. B., vjeç, ndaj të cilëve u mendos masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celularë dhe karta të ndryshme sim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat