I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet 35-vjeçari

Kronikë e zezë

I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet 35-vjeçari

Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:26

Policia e Korçës ka vënë në pranga Alfons (Antonio Shyti) Shahollin, banues në fshatin Çipan të Devollit, 35 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Napolit me vendim Nr.5720/02, të datës 22.01.2002, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat