Arrestohet 37-vjeçari, iu gjet drogë në motor

Kronikë e zezë

Arrestohet 37-vjeçari, iu gjet drogë në motor

Më: 5 maj 2016 Në ora: 21:08

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me një sasi lënde narkotike.

Fiorel Thaçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua nga policia në bulevardin "Blu", Kamëz, teksa udhëtonte me një motor të tipit "Pegasus".

Gjatë kontrollit që policia ushtroi në mjetin e tij, u gjet një qese plastmasi, në brendësi të të cilës u gjetën 2 kilogramë e 662 gramë kanabis sativa.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat