Goditje e qëllimshme me veturë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Goditje e qëllimshme me veturë, arrestohet i dyshuari

Më: 4 maj 2016 Në ora: 15:19

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar nga Podujeva pasi që kishte dashur t’i mbysë me veturën e tij, dy persona, një femër dhe një mashkull.

Këtë rast policia e ka cilësuar si tentim vrasje dhe ka sqaruar se i dyshuari ka goditur me veturën e tij, veturën me të cilën po udhëtonin viktimat.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat