​Skenderaj, tre persona rrahin një tjetër, arrestohen

Kronikë e zezë

​Skenderaj, tre persona rrahin një tjetër, arrestohen

Më: 4 maj 2016 Në ora: 10:21

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit I.F., P.F., dhe A.F. në Mikushnicë të Skenderajt pasi që dyshohet se kanë rrahur viktimën H.DH..

Ky i fundit ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësor.

“Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e të rrahjes lëndime kishte pësuar viktima H. Dh. 45 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë për tretman mjekësor. Në bazë të të dhënave të para të siguruara Policia ka identifikuar identitetin e tre personave të dyshuar: I. F. 33 vjeçar, P. F. 26 vjeçar dhe A. F. 17 vjeçar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Nga hetimet e para, bazuar në deklaratat e siguruara, policia thotë se dyshohet që veprës penale i ka paraprirë një zënkë e çastit ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent dy të dyshuarve u është cak tuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari A. F. është liruar për procedurë të rregullt.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet si vepër penale ‘ lëndim trupor’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat