"Kabriole" - Po transportonin 5.3 kg kanabis nga Këlcyra drejt Sarandës, tre të rinj në pranga

Kronikë e zezë

"Kabriole" - Po transportonin 5.3 kg kanabis nga Këlcyra drejt Sarandës, tre të rinj në pranga

Më: 4 maj 2016 Në ora: 10:11

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastër gjatë finalizimit të operacionit antidrogë i koduar “Kabriole”.

Policia arrestoi vëllezërit Arben dhe Dorian Memajdini, 32 dhe 25 vjeç, banues në Sarandë dhe Arbër Petranin 24 vjeç, banues në Memaliaj, të cilët po transportonin 5.3 kg kanabis.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se shtetasi Arbër Petrani në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë do të kryenin një transport lënde narkotike nga Këlcyra për në Gjirokastër dhe më pas për në qytetin e Sarandës.
Menjëherë u organizua puna dhe në vendin e quajtur “Ura e Leklit” u vendosën Shërbimet Operacionale të Kontrollit të Territorit, si dhe në vendin e quajtur “Dragot” u vendosën Shërbimet e Seksionit për Narkotikët.

Nga vëzhgimi i kryer në orën 23:00 është konstatuar mjeti “Fiat Punto” me targa HMH 4943 dhe pas tij në një distancë prej 300 metrash lëvizte automjeti “BMV” me targa AA 494 DU. Të dy mjetet lëviznin në drejtim të Urës së Dragotit.
Menjëherë shërbimet u vunë në ndjekje të automjeteve.

Në vendin e quajtur “Kthesa” e fshatit Kodër është bërë ndalimi i mjetit “BMV” ku drejtues i mjetit “BMV” ishte shtetasi Arbër Petrani.

Në vendin e quajtur “Ura e Leklit ” është bërë ndalimi i mjetit “Fiat Punto” , ku drejtues ishte Arbër Memajdini dhe pasagjer vëllai i tij Dorjan Memajdini.

Nga kontrolli i mjetit BMV rezultoi se në pjesën e serdiles së pasme u gjet një qese,ngjyrë e zezë me lëndë të dyshuar kanabis sativa me peshë 5.3 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat