Grabitje me armë në Durrës

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Durrës

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:57

Një grabitje me armë është shënuar këtë mëngjes në një pikë transfertash parash në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 14 në Shkozet, të qytetit bregdetar rreth orës 09:00 në pikën e transfertës dhe këmbimit të parave “Western Union”.

Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura apo identiteti i autorëve të cilët mësohet se kanë qenë dy veta. Burime për Express thanë se nga grabitja nuk ka asnjë person të lënduar. Grabitësit ishin të pajisur me një pistoletë me të cilën kanë kërcënuar punonjësit për të marrë paratë. Sipas të njëjtave burime mësohet se autorët kanë qenë me motoçikletë me të cilën edhe janë larguar, ndërsa gjatë grabitjes nuk i kanë hequr skafandrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat