Arrestohen 4 persona për vrasje, plagosje dhe vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 persona për vrasje, plagosje dhe vjedhje

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:11

Katër persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme, janë arrestuar nga policia e Fierit.

Bëhet e ditur se në pranga ka rënë shtetasi Florind Marini, 26 vjeç, lindur dhe banues në Libofshë. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Apelit Firence, për veprat penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Policia njofton se ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Kapja e këtij personi u bë në bashkëpunim me I.E.V.P Fier.

Gjithashtu, policia e Fierit ka arrestuar Uliks Gjatën, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje e armeve të zjarrit” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Sipas burimeve policore, në pranga kanë rënë dhe dy shtetas të tjerë të dënuar për vjedhje.

Elderin Shperdheja ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me 8 muaj burg, ndërsa shtetasi me inicialet D. K., me 2 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat