Çifti gjerman torturon për vdekje dy gra

Kronikë e zezë

Çifti gjerman torturon për vdekje dy gra

Më: 3 maj 2016 Në ora: 18:53

Policia në Gjermani ka nisur hetimin e vdekjes së dy grave, që sipas tyre dyshohen të jenë viktima të një çifti, që i kishte marrë peng ato dhe i kishte torturuar.

Ngjarja ka ndodhur pas publikimeve online për lidhje nga një burrë dhe ish-gruaja e tij, duke joshur në këtë mënyrë gratë të shkonin në shtëpinë e çiftit.

Të dyshuarit, 46-vjeçari Wilfried W. dhe 47-vjeçarja Angelika B., u arrestuan të mërkurën e kaluar dhe akuzohen për vrasje me paramendim. Megjithatë, burri mohon të ketë kryer vepër penale, por ish-bashkëshortja e tij raportohet të jetë rrëfyer për drejtësinë.

Hetuesit gjermanë besojnë se mund të ketë edhe viktima të tjerë, ndaj dhe kanë nisur kërkimet në shtëpinë e çiftit në Hoexter, në Veriperëndim të Gjermanisë. Policia ka qenë prej javësh në hetim të një tjetër vdekjeje, asaj të 41-vjeçares të njohur si Susanne F., që sipas tyre mund të jetë marrë sërish peng dhe torturuar në shtëpinë e çiftit vrasës. Por ndryshe nga viktimat e para, kjo e fundit ndërroi jetë në spital muajin e kaluar, pasi çifti besohet të jetë përpjekur ta dërgonte atë në shtëpinë e saj për të humbur gjurmët.

Gjatë konferencës për shtyp të së martës, policia tha se – sipas tyre, – çifti në fjalë ka vrarë dhe gjymtuar një tjetër grua të re në moshë, përpara se të shkrumbonin trupin e pajetë në oxhakun e shtëpisë së tyre.

Annika W., 33-vjeçare nga Saksonia e Poshtme, ndërroi jetë në gusht të vitit 2014. Ashtu si Suzanne F., ajo besohet t’i jetë përgjigjur një kërkese “online” për lidhje në fund të vitit 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat