Kush është 'doktori' i arrestuar që prishi provat e vrasjes së Elton Çiços?

Kronikë e zezë

Kush është 'doktori' i arrestuar që prishi provat e vrasjes së Elton Çiços?

Më: 3 maj 2016 Në ora: 09:29

Policia e Tiranës ka shoqëruar 29 persona lidhur me vrasjen e 36-vjeçarit, Elton Çiço, mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Sakaq blutë kanë bërë dhe arrestimin e parë lidhur me vrasjen.

Zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muça, tha se bëhet fjalë për një person që ka qenë në tavolinë me viktimën në momentin e ngjarjes dhe se akuzohet për prishje të vendit të ngjarjes.

“Janë shoqëruar 29 persona për ngjarjen. Ka dhe një të arrestuar për këtë ngjarje me akuzën për prishjen e vendit të ngjarjes, një nga personat që ka qenë në tavolinë me zotin, Spartak. Janë bërë disa veprime që normalisht kanë lëvizur gjërat nga vendi i ngjarjes me dashje mendojmë ne. Kemi marrë një vendim bashkë me Prokurorin që personi duhet të arrestohej në flagrancë për këtë vepër penale”.

Muça nuk përmendi emër, por vetë gazetari Koka që ka qenë në tavolinë me Elton Çiçon në momentin kur u ekzekutua iu referua një personi si “doktori”.

Dy janë pistat sipas tij në të cilat po heton policia.

“Mund të jetë dhe vrasës me pagësë normalisht, mund të jetë dhe person që.. Ne kemi dy pista hetimi, janë pista të mira dhe jemi goxha në rrugë të drejtë. Janë hetime dhe duan kohë. Është vrasje profesioniste, nuk mund të zbulohet një ngjarje për 24 orë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat