Blen "iPhone" me euro false, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Blen "iPhone" me euro false, arrestohet autori

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:28

Policia e Matit ka arrestuar shtetasin Eliasaf Marqeshi 35 vjeç i akuzuar për falsifikim parash.

35- vjeçari u ndalua pasi i ka blerë shtetasit me inicialet A. R., banues në Fushë Krujë, një telefon tip “iPhone” me vlerë 450 euro,kartmonedha të dyshuara false.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat celular tip “iPhone” dhe nëntë kartëmonedha 50-euroshe. Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Matit për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat