Skema e mashtrimit me vizat në Kanada, nënë e bijë shitën kompaninë për 1 euro

Kronikë e zezë

Skema e mashtrimit me vizat në Kanada, nënë e bijë shitën kompaninë për 1 euro

Më: 27 prill 2016 Në ora: 21:38

Proria e Tiranës zbardh skemën e mashtrimit me vizat për në Kanada, Britani dhe në Australi.

Një ditë më parë një 25-vjeçar u arrestua, ndërsa nënë e bijë u shpallën në kërkim.

Kallëzimet ndaj tyre u bënë nga 26 persona, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar që në vitin 2014 për punësim dhe studime për në Kanada. Aplikimet i kishin bërë pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen L. M. që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë.

Pas kontaktit që këta shtetas merrnin me shtetasen L.M. ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, dy femrat ia shitën kompaninë për 1 euro 25 vjeçarit dhe u larguan nga vendi.

Sqarimi i Prokurorisë:

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe shtetasja L.M. ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve.

Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma të konsiderueshme në lekë dhe valutë.

Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se shtetasja L.M. së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se në administrim këtë shoqëri ia kishin lënë shtetasit K.RR., i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantët që kishin bërë aplikimin.

I është marrë deklarim shtetasit K.RR, i cili ka sqaruar se ai ka njohje me A.M. vajza e shtetases L.M, që nga fundi i Dhjetorit të vitit 2015. A.M. para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqërinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj shtetasen L.M., pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi.

Për këtë fakt ka biseduar me L.M, për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe kanë nënshkruar një “Kontrate dore” në të cilën është përshkruar se L.M. ia shet atij shoqërinë “ANDE-LM’, 100 për qind të kuotave të shoqërisë “ANDE-LM”, shpk së bashku me çdo të drejtë dhe detyrim që shoqëria ka ndaj çdo personi të tretë, shtetasit K.RR.

Çmimi i shitjes nga shitësi te blerësi është ne shumën prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi ne favor te shitësit ne momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate. Kjo kontratë është bërë në datën 24.04.2016, rreth orës 18.00, në ambientet e shoqërisë “ANDE-LM”

Është ushtruar kontroll ne zyrat e shoqërisë Ande-LM me administratore shtetasen L.M, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të përpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterët që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat