​Policia i zbulon drogën e fshehur në kasolle

Kronikë e zezë

​Policia i zbulon drogën e fshehur në kasolle

Më: 26 prill 2016 Në ora: 22:30

11 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia e Korçës, ndërsa në pranga ka rënë edhe poseduesi i lëndës narkotike.

Blutë kanë arrestuar Eniglon Meko, 21 vjeç, banues në fshatin Boshanj të Ersekës.

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në një kasolle në pronësi të tij e cila ndodhej në afërsi të banesës i`u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg e 172 gram, lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Krahas drogës, policia i sekuestroi të riut edhe një automjet tip “BMW” me targa AA 990 FI dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat