Dalin në dritë të tjera detaje nga grabitja para “Sheraton”

Kronikë e zezë

Dalin në dritë të tjera detaje nga grabitja para “Sheraton”

Më: 26 prill 2016 Në ora: 21:59

Mësohen të tjera detaje nga grabitja e 180 mijë dollarëve ditën e sotme në Tiranë, pranë hotel “Sheraton”.

Personi i grabitur nuk është një kampist por një punonjës i kambistit Roland Manushi.

Sipas “Panorama”, ky i fundit e kishte dërguar punonjësin S.H. që të tërhiqte 180 mijë dollarë nga një bankë e nivelit të dytë dhe më pas t’i transportonte në qendrën e këmbimit valutor.

Sapo ka dalë nga banka, S.H. është ndeshur me një grabitës të armatosur, i cili i ka marrë çantën me para.

Nga mënyra se si ndodhi grabitja, ka dyshime për dijeninë e grabitësit për lëvizjen e shumës.

Dyshimet janë edhe se mos S.H. ose shoqëruesi i tij kanë lidhje me grabitjen e ndodhur.

Këta persona janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat