Shtien me armë në ajër, predha kthehet dhe e godet të miturën në kokë

Kronikë e zezë

Shtien me armë në ajër, predha kthehet dhe e godet të miturën në kokë

Më: 26 prill 2016 Në ora: 11:46

Në rrugën “Skënderbeu” në Kaçanik, dje rreth orës 14:30, ka ndodhur një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka rezultuar me lëndim trupor.

Ankuesi mashkull (shqiptar i Kosovës) ka raportuar në Polici se një i dyshuar, gjithashtu shqiptar i Kosovës, ka shtënë me një pushkë ajrore në ajër me ç’rast një predhe (diabollë) e dalë nga pushka, pas goditjes së një mjeti të fortë, në të kthyer ka goditur në kokë të miturën.

Mësohet se i dyshuari e ka dërguar viktimën për tretman mjekësor dhe më pas, e njëjta është liruar.

Nga i dyshuari është konfiskuar pushka ajrore “Umerex perfekta” e cal 4 . 5 mm e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat