Ekstradohet nga Bullgaria i dënuari me 10 vjet burg

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Bullgaria i dënuari me 10 vjet burg

Më: 26 prill 2016 Në ora: 09:26

Një person i dënuar me dhjetë vjet burg është ekstraduar nga Bullgaria drejt vendit tonë.

Islam Xhetani 23 vjeç, nga Burreli, u ekstradua mbrëmjen e djeshme nga Sofia drejt aeroportit të Rinasit, ku ju dorëzua autoriteteve shqiptare.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi Gjykata e Matit, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofia/Bullgari, u bë i mundur arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat