Tenton të vetëvritet në burg italiani i arrestuar për vrasjen e shqiptarit Tahir Halili

Kronikë e zezë

Tenton të vetëvritet në burg italiani i arrestuar për vrasjen e shqiptarit Tahir Halili

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 09:13

Një muaj më parë vrau shqiptarin Tahir Halili, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka tentuar që ti japë fund jetës në burg. Bëhet fjalë për italianin, Alessandro Palermiti, 52 vjeç. I ndodhur në qelitë e burgut të Ariano Irpino në Avellino, 52-vjeçari ka prerë damarët e duarve.

Por reagimi i menjëhershëm i policëve dhe dërgimi i tij në spital, ka bërë që ai të shpëtohet. Palermiti në 14 janar qëlloi për vdekje, 52-vjeçarin shqiptar Tahir Halili, pasi kishte një lidhje me bashkëshorten e tij.

Arrestimi i tij u bë menjëherë pas krimit, ndërsa ka deklaruar se nuk e kishte mbajtur dot veten kur kishte parë bashkëshorten e tij nën shoqërinë e shqiptarit Halili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat