Serbi kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Vermicë

Kronikë e zezë

Serbi kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Vermicë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 07:19

(E plotësuar) - Një serbë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë i cili kishte një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.

Policia nuk ka dhënë detaje se për çka kërkohej i dyshuari serb. I njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Serbi kapet me veturë që kërkohej nga Policia e Kosovës

Njësite të Policisë së Kosovës kanë arrestuar një mashkull të nacionalitet serb në Pikën e Kalimit në Merdare, pasi të njëjtit i është gjetur libreza e falsifikuar e automjetit, si dhe i njëjti automjet kërkohej nga njësiti i auto-krimeve.

“Njësiti policor në dalje nga RKS ka ndaluar automjetin VË me targa 01-669-DP që drejtohej nga i dyshuari mashkull K/Serb. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e automjetit dyshohet të jetë falsifikuar dhe automjeti kërkohet nga njësiti i auto-krimeve”, thuhet në raport.

Automjeti, konfirmon Policisë, është konfiskuar së bashku me dokumentacion, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat