Aksident apo vrasje? Nisin hetimet për të riun që ju gjet pistoleta me 11 fishekë

Kronikë e zezë

Aksident apo vrasje? Nisin hetimet për të riun që ju gjet pistoleta me 11 fishekë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 23:31

Fillimisht u raportua si aksident, por policia ka nisur hetimet edhe për vrasje. Bëhet fjalë për një ngjarje të dy ditëve më parë kur një 30­ vjeçar ka humbur jetën në aksin rrugor Kavajë­Lushnje, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Policia ka nisur një procedim penal dhe materialet i janë referuar prokurorisë së Kavajë.

Kjo për arsye se në makinën e të ndjerit, pas aksidentit, policia ka gjetur një pistoletë “Zastava” me 11 fishekë dhe 4.300 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat