Aksident i rëndë në hyrje të Sarandës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në hyrje të Sarandës

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 22:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës. Një person është përplasur nga një automjet. I aksidentuari është transportuar drejt spitalit te

qytetit dhe mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Mjeti që e ka përplasur ishte duke dale nga qyteti dhe nga informacionet e para mësohet se këmbësori i ka prerë rrugën automjetit.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat